Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare.
Në këtë seancë, që pritet të fillojë në ora 10:00, do të diskutohet për masat që duhen marrë në ndihmë të qytetarëve përballë rritjes së çmimeve të produkteve esenciale.
Po ashtu në rend të ditës është edhe shqyrtimi i Projektligjit për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, si dhe ai për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë.
Ky është rendi i ditës:
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Miratimi i procesverbalit nga seanca plenare e mëparshme,
- Debat parlamentar për masat që duhet të ndërmerren për të ndihmuar qytetaret të përballen me rritjen e çmimeve në produktet esenciale,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-017 për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2021,
- Shqyrtimi i Mocionit për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
- Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesat e Mediave.