Telenews

Huqja qesharake e Qeverisë Kurti në njoftimin e vendimit të djeshëm për targat

Shtatori i vitit 2022 i ka 30 ditë. Por jo edhe për Qeverinë e Republikës së Kosovës që drejtohet nga kryeministri, Albin Kurti. Në njoftimin e djeshëm për  vendimin që mundëson regjistrimin me tabela të Republikës së Kosovës të e veturave  me tabela “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, kanë shkruar se regjistrimi do të fillojë nga data 1 gusht 2022 dhe do të zgjasë deri më “31 shtator 2022

“Me vendimin e parë të miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme, është mundësuar që pronarëve të automjeteve të pajisura me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” nga 10 qershori 1999 deri më datë 21 prill 2022, t’u mundësohet regjistrimi i mjeteve me targa RKS. Sipas këtij vendimi, regjistrimi do të fillojë me datë 01.08.2022 dhe do të zgjasë deri më 31.09.2022”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Media të Kryeministrisë.

Komunikata e djeshme e lëshuar nga ZKM

Njoftimin për vendim me këtë gabim e ka publikuar ne faqen e tij zyrtare edhe kryeministri Albin Kurti, i cili më pas edhe e ka edituar.

Njoftimi i kryeministrit Albin Kurti me të njejtën huqje

Megjithatë në vendimin që ka bashkëngjitur Kurti në postimin e tij, afati për regjistrim është 1 gusht-30 shtator.

Dokumenti i bashkëngjitur nga kryeministri Kurti

Kjo s’është hera e parë që ndodhin huqje të tilla.Kurti në prillin e vitit 2021 kishte nënshkruar një dokument ku shkruhej emri i Avdullah Hotit si kryeministër.

 

Të ngajshme

Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë: LDK ka më së paku parregullësi!

Valjeta Turkaj

Njësia B2 ndalet për kontroll teknik– pas 2 mijë orë operim të pandërprerë, thotë KEK-u

Valjeta Turkaj

Gruaja e ambasadorit Walker në gjendje të mirë shëndetësore, lirohet pas trajtimit

KushtrimGuraj