Ministri i Punëve të Brendëshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me Komisioneren Evropiane për Punë të Brendshme Yla Johansson ku edhe ka marrë ri-konfirmimin për liberlazimin e vizave
“Kisha kënaqësinë që të takoj në Bruksel Komisioneren Evropiane për Punë të Brendshme Ylva Johansson.Shpreha falënderimin tonë për ri-konfirmimin e Komisionit Evropian se Republika e Kosovës ka plotësuar në tërësi kriteret për lëvizjen e lirë për qytetarët tanë”, ka shkruar Sveçla.
Më tutje Sveçla është shprehur se Komisionerja e BE për Punë të Brendshme Johansson ka ri-konfirmuar që Komisioni qëndron prapa vlerësimit të tij dhe se puna vazhdon tutje në kuadër te procesit ekzistues deri në kompletimin e Liberalizimit të Vizave.
Lufta ndaj krimit, korrupsionit, trafiqeve të ndryshme dhe të gjitha veprimtarive ilegale mbetet prioritet i yni andaj në këtë kuptim kam shprehur gatishmërinë tonë për bashkëpunim të ngushtë me të gjitha shtetet aleate për krijimin e stabilitetit në vendin tonë dhe më gjerë ka shtuar më tutje Sveçla.

