Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar Agron Burovci- zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 20:30, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura ndërkaq një person ka pësuar lëndime trupore”, ka thënë Burovci.
Po ashtu është bërë e ditur se të njëjtit i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti ka thënë më tutje Burovci

