Telenews

Frutat që ngadalësojnë plakjen e lëkurës

Edhe pse procesi i plakjes mund të ngadalësohet nga kujdesi i duhur i lëkurës, si dhe nga disa produkte dhe trajtime, është mirë të dimë se kemi një aleat në luftën kundër moshës edhe në ushqim.

Përveç hidratimit të vazhdueshëm të organizmit, është mirë të siguroni disa lëndë ushqyese, në radhë të parë nga frutat dhe perimet.

Dermatologët kanë përzgjedhur fruta të dobishme për ngadalësimin e procesit të plakjes së lëkurës.

Agrumet

Siç mund ta dini tashmë, ato janë plot me vitaminë C, kështu që të gjithë ata që duan të vonojnë shfaqjen e rrudhave këshillohen të hanë sa më shumë limon, portokall, e agrume.

Vitamina C stimulon prodhimin e kolagjenit, i cili ndihmon në përmirësimin e pamjes së përgjithshme dhe rrudhave.

Boronica

Boronicat janë veçanërisht të pasura me vitamina A dhe C, ndaj si të tilla parandalojnë humbjen e parakohshme të kolagjenit.

 

Të ngajshme

BQK organizoi aktivitetin për dhurimin vullnetar të gjakut, duke promovuar solidaritetin dhe përgjegjësinë institucionale

Yllka Gashi

Zemra nuk pret, IKSHPK-ja me thirrje për kontrolle në Ditën Botërore të saj

Yllka Gashi

SHSKUK-ja ndan mbi 1.2 milionë euro për barna për kancer dhe sëmundje të tjera

Yllka Gashi