Telenews

Turqia kap anijen ruse me grurë “të vjedhur” nga Ukraina

Një anije me flamur rus që transportonte mijëra tonë drithë po mbahet dhe po hetohet nga autoritetet turke në portin Karasu të Detit të Zi mbi pretendimet se malli në të ishte vjedhur nga Ukraina.

Zyrtarët doganorë turq e ndërmorën këtë veprim pasi Kievi pretendoi se anija Zhibek Zholy po transportonte ilegalisht 7000 tonë drithë nga Berdyansk që është pushtuar nga Rusia, një port ukrainas në juglindje të vendit.

Zyrtarët në Karasu thanë se anija po priste jashtë portit ndërsa hetimet ishin ndërmarrë për origjinën e dërgesës.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, konfirmoi se anija ishte me flamur rus, por duket se tentoi që të hidhte mjegull derisa pretendoi se Kremlini ishte duke kërkuar më shumë hollësi, shkruan The Guardian.

“Anija me të vërtetë është me flamur rus, por unë mendoj se i përket Kazakistanit dhe ngarkesa po transportohej me një kontratë midis Estonisë dhe Turqisë”, u tha Lavrov gazetarëve.

Kievi ka akuzuar Rusinë për vjedhjen e grurit nga territori i okupuar ukrainas për t’i shitur në tregjet ndërkombëtare. Eksportet e grurit të vendit janë përgjegjëse për pothuajse 15% të totalit botëror.

Rasti i Zhibek Zholy ka sjellë në fokus pretendimet për vjedhje dhe e ka vënë qeverinë turke në një pozitë të ndjeshme ndërsa vazhdon të kërkojë një rol ndërmjetësues midis Moskës dhe Kievit për çështjen e furnizimit global me ushqime.

Të ngajshme

Trump: Nuk jam i shqetësuar se Rusia mund të sulmojë NATO-n –

KushtrimGuraj

Autoritetet holandeze nisin hetimet për vdekjen e Ratko Mladiqit në burg –

KushtrimGuraj

Nënsekretari amerikan i luftës viziton NATO-n, diskutohet prania e trupave amerikane në Evropë –

KushtrimGuraj