Telenews

Peci: Në buxhetin e këtij viti kemi paraparë 2.42 milionë euro për sistemin e ujitjes

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci para deputetëve në kuvend ka folur në lidhje me sistemin e ujitjes në vend.

Ai u shpreh se janë tri kompani të ujitjes që janë të obliguara t’i plotësojnë kërkesat e fermerëve për këtë qëllim, përcjell Klankosova.tv.

Tutje, Peci bëri të ditur se në në buxhetin e këtij viti Ministria e Bujqësisë ka paraparë 2.42 milionë euro për sistemin e ujitjes.

“Si Ministri e Bujqësisë në buxhetin e këtij viti kemi paraparë 2.42 milionë euro për sistemin e ujitjes dhe në kuadër të kësaj ne tashmë kemi të nënshkruar tetë memorandume me tetë komuna, prej 15 prej të cilave kanë aplikuar në proces të përfitimit të projekteve të sistemit të ujitjes”, u shpreh tutje Peci.

Të ngajshme

Nis protesta e serbëve, mbyllet pika kufitare në Jarinje

Rrezarta Ramaj

“Nuk paska mbetje arkeologjike”/ Rama njofton punimet në një prej rrugëve kryesore të Kryeqytetit

Rrezarta Ramaj

Mbi 90 objektiva ushtarake të goditura në ishullin Kharg

Valjeta Turkaj