Telenews

Nikaragua i dëbon murgeshat e Nënës Terezë

Murgeshat nga urdhri i themeluar nga Nënë Tereza janë larguar nga Nikaragua, pasi organizatës së tyre iu hoq statusi ligjor.

Ata u shoqëruan nga policia deri në kufi dhe kaluan në Kosta Rikën fqinje në këmbë.

Organizata e tyre është ndër të fundit që u mbyll si pjesë e një goditjeje ndaj kujtdo që mendohet se kundërshton presidentin Daniel Ortega.

Kisha Katolike është shprehur hapur për shkeljet e të drejtave të njeriut në Nikaragua.

Mediat lokale thanë se 18 murgesha nga Misionaret e Bamirësisë u çuan në kufi me një autobus të shoqëruar nga zyrtarë të migracionit dhe oficerë policie.

Grupit i ishte hequr statusi ligjor më 28 qershor nga parlamenti i Nikaraguas, ku anëtarët e partisë Sandinista të Presidentit Ortega janë në shumicë.

Murgeshat kishin punuar me të varfërit në Nikaragua që nga viti 1988 dhe drejtonin një çerdhe fëmijësh, një shtëpi për vajzat e dhunuara dhe të braktisura dhe një shtëpi pleqsh.

Një departament qeveritar i cili mbikëqyr organizatat joqeveritare e akuzoi atë për “mos përmbushjen e detyrimeve të tij” për të deklaruar origjinën e fondeve .

Më shumë se 200 organizata janë mbyllur në Nikaragua që nga viti 2018 për gjoja shkelje të ligjeve të reja strikte për financimin, shkruan BBC.

Të ngajshme

Vdes tragjikisht në aksident trafiku një kosovar në Finlandë

Rrezarta Ramaj

Bebe Rexha dhuron spektakël në New York

Yllka Gashi

Tërnava: Pretendim i rëndë të thuhet se BIK kontrollohet nga shërbimet serbe, të hetohet dhe verifikohet gjithçka

Yllka Gashi