Telenews

Protestuesit iu futën në shtëpi dhe në pishinë, kryeministri i Sri Lankës gati të japë dorëheqjen

Kryeministri i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe është shprehur të shtunën se ai ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen dhe t’i hapte rrugën një qeverie gjithëpartiake që të merrte pushtetin.

Deklarata e tij erdhi pasi protestuesit thuhet se shkelën rezidencën e tij zyrtare në Colombo gjatë demonstratave mbi përkeqësimin  e krizës ekonomike në vend.

 “Për të siguruar vazhdimësinë e qeverisë duke përfshirë sigurinë e të gjithë qytetarëve, unë pranoj rekomandimin më të mirë të liderëve të partisë sot, për t’i hapur rrugë një Qeverie Gjithpartiake”, shkroi Wickremesinghe në Twitter.

“Për ta lehtësuar këtë unë do të jap dorëheqjen si kryeministër”.

Të ngajshme

U aksidentua më 14 gusht, i riu vdes në QKUK

Rrezarta Ramaj

Vdes tragjikisht në aksident trafiku një kosovar në Finlandë

Rrezarta Ramaj

Bebe Rexha dhuron spektakël në New York

Yllka Gashi