Telenews

Akullorja e njohur po tërhiqet nga tregu: nëse e keni në shtëpi, mos e konsumoni

Tërhiqet urgjentisht nga tregu një akullore e njohur. Shkak është bërë prania e pesticidit kancerogjen oksid-etilen.

Akullorja prodhohet në Francë dhe shitet në 72 shtete dhe menjëherë do të tërhiqet nga të gjitha tregjet, shkruajnë sot mediat kroate.

Bëhet fjalë për akulloren e njohur me vanilje të kompanisë amerikane Haagen Dazs.

Duket se problemi është tek vanilja që u importua në Francë nga Madagaskari dhe përmban një pesticid që është i ndaluar në tregun e BE-së për shkak të përmbajtjes kancerogjene.

Akulloret Haggen Dazs janë shitur edhe në Kosovë. Sipas të dhënave online, ajo është shpërndarë në Kosovë nga kompania “Yll” Sh.p.k.. Në uebfaqen e kësaj kompanie në Facebook, nuk ka më aktivitet që nga viti 2019.

Ndërkaq, në sistemin ushqimor evropian shprehen se rreziku është serioz dhe akullorja duhet të tërhiqet nga dyqanet dhe të mos konsumohet nga konsumatorët që e kanë blerë atë.

Origjina e akullores dhe lëndëve të para (vanilje) është Franca dhe Madagaskari.

Ndër 72 vendet nga të cilat është tërhequr akullorja, 20 janë evropiane: Belgjika, Kroacia, Qiproja, Republika Çeke, Finlanda, Franca, Gjermania, Hungaria, Islanda, Irlanda, Italia, Lituania, Malta, Holanda, Norvegjia, Polonia, Rumania, Spanja, Suedia, Zvicra.

Të ngajshme

FDA miraton ilaçin e ri që pothuajse dyfishoi mbijetesën te pacientët me kancer të pankreasit

Yllka Gashi

QKUK kryen me sukses ndërhyrjen e avancuar për frakturën e rëndë të pelvikut

Yllka Gashi

10 raste të reja me fruth gjatë javës së fundit

Yllka Gashi