Telenews

Sot varroset ish-kryeministri Shinzo Abe

Me mijëra japonezë janë duke i dhënë sot nderimet e tyre të fundit ish-kryeministrit Shinzo Abe. Ceremonia mortore, e cila po mbahet në tempullin Zojoji në Tokio, është private dhe do të jetë e hapur vetëm për miq dhe familjen.

Brenda tempullit Zojoji po kryhen ritet budiste. Pas funeralit, automjeti që do të mbajë trupin e Abe do të kalojë përmes qendrës së Tokios.

Kujtojmë se ish-kryeministri 67-vjeçar u qëllua për vdekje të premten e kaluar teksa mbante një fjalim për fushatën në Nara në Japoninë jugore.

Në të gjithë Tokio, flamujt janë valëvitur në gjysmështizë dhe jashtë tempullit, një varg i gjatë qytetarësh, shumë prej të cilëve mbajnë tufa me lule, shtrihet në dy blloqe. Shumë prej tyre thonë për BBC se Abe u dha atyre një ndjenjë sigurie, një grua tha se gjatë ditëve të para të Covid, kur Abe ishte kryeministër, ajo ndjeu se ai e kishte trajtuar krizën në mënyrë efektive.

Të ngajshme

“Do të vij të të vras ty…”, kërcënohet sërish presidentja Vjosa Osmani

Donat Hashani

Kaq të arrestuar pas aksionit të Krimeve Ekonomike në Agjencinë Kadastrale dhe atë të Arkivave

Donat Hashani

E rëndë në Francë: 6-vjeçari luan me foshnjen si një kukull, i shkakton vdekjen

Valjeta Turkaj