Telenews

Linda Halimi ia mëson vajzës vallëzimet tradicionale shqiptare: Gati për dasmë

Linda Halimi prej vitesh jeton në Amerikë, e martuar me reperin amerikan Big D, ku kanë edhe një vajzë.

Pavarësisht jetesës së saj prej kohësh në Amerikë, Linda nuk ka harruar zakonet e traditat.

Teksa komentohet për paraqitjet e saj provokuese duke vënë në pah linjat atraktive të trupit, Linda së fundmi ka realizuar një video bashkë me të bijën.

Artistja shihet teksa vallëzon me muzikë shqiptare duke tentuar që ta mësoj edhe vajzën e saj, Kaimana ndërsa në prapavijë dëgjohen këngë popullore.

“Gati për dasmë me e kallë krejt”, ka shkruar Linda në mbishkrimin e imazheve teksa shihet në veshje sportive dhe të shkurtra.

Kujtojmë se shkak i martesës së saj me reperin amerikan, Linda ka treguar se ka ende të afërm që nuk i flasin.

Të ngajshme

“Mbaje kokën lart”, vajza e Eli Fares ka një mesazh për të ëmën

Rrezarta Ramaj

Ledri Vula në New York, këngëtari shqiptar bën namin në festën e familjes Rexha

Rrezarta Ramaj

Ribashkohet çifti i BBVK, mesazhi i Lelës për dashurinë me Leon merr vëmendjen

Rrezarta Ramaj