Telenews

Zejnullahu: Kosova ka boll grurë dhe miell, nuk kemi pasur kurrë cak importe nga Rusia e Ukraina

Kryesuesi i Shoqatës së Mullistëve, Bashkim Zejnullahu, ka hedhur poshtë pretendimet se Kosova mund të preket me mungesë të grurit e miellit si shkak i pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Ai tha se Kosova gjithmonë ka përmbushur nevojat e veta 50 deri në 60 për qind edhe se importet nga Rusia dhe Ukraina nuk kanë qenë kurrë cak, njofton Klankosova.tv.

“Kosova gjithmonë ka plotësuar nevojat e veta të brendshme 50 deri në 60 për qind kurse pjesa tjetër është plotësuar nga importi regjional duke mos e pasur kurrë tregun e Ukrainës apo Rusisë së cak të vetin për importe. Në regjionin tonë duke marrë parasysh Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Bullgarinë dhe nga Kroacia janë siguruar gjithmonë mangësitë që kanë qenë të nevojshme për tregun e brendshme”, u shpreh ai.

Zejnullahu, në një konferencë të përbashkët me ministren e Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se s’ka nevojë për shqetësime pasi Kosova ka mjaftueshëm grurë dhe miell.

Të ngajshme

Dogana e Kosovës thotë se ka rritje të të hyrave në gusht, arkëtohen 194.38 milionë euro

Yllka Gashi

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Yllka Gashi

Vazhdojnë punimet e mirëmbajtjes në autoudhë

Yllka Gashi