Skuadra Royal Antwerp, e mori vesh se kundërshtari i saj i radhës do të jetë Drita, pasi klubi gjilanas kaloi në raundin e dytë të kualifikimeve për Conference League.
Por në njoftimin e skuadrës belge, kishte diçka që iu pengonte tifozëve intelektual, njofton Klankosova.tv.
Royal Antwerp e ngjyrosi llogon e Dritës me ngjyrë të kuqe, kur në fakt ngjyra simbolike e klubit është ajo e kaltër. Çka e bënte edhe më nervozuese fotografinë për intelektualët, është se ngjyra e kuqe mbretëron në stemën e rivalëve të tyre lokal, Gjilanit.
Megjithatë, Drita nuk e la me kaç, pasi në njoftimin e sotëm për kundërshtarin e radhës, stemën e skuadrës Royal Antwerp e ngjyrosi me të kaltër, kur në fakt ngjyra favorite e klubit është e kuqe.



