Telenews

Hajdari paralajmëron masa direkte kundër shtrenjtimit të produkteve bazë

Ministrja e Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari paralajmëron masa direkte kundër shtrenjtimit të produkteve bazë.

Ajo në një konferencë të përbashkët për media me kryesuesin e Shoqatës së Mullisëve, Bashkim Zejnullahu, se çmimi i bukës është rritur edhe pse të dhënat nga Dogana e Kosovës tregojnë që ka rënie prej 7% të çmimeve furnizuese të grurit dhe miellit.

“Sot në konferencë për media bashkë me kryesuesin e Shoqatës së Mullisëve z. Bashkim Zejnullahu, konfirmuam se kemi furnizim të mjaftueshëm në treg me grurë dhe miell dhe nuk është e arsyeshme rritja e çmimit të bukës. Në ditët e fundit, çmimi i një buke po ndryshon nga 0.45 cent deri në 0.60 cent në disa furra buke, derisa të dhënat e përditësuara të Doganës së Kosovës, për dallim nga muaji maj 2022, konfirmojnë rënie në 7% të çmimeve furnizuese të grurit dhe miellit”, ka shkruar Hajdari në një status në Facebook.

Ajo thotë se bazuar në fakte, do të propozohen masa direkte që do të minimizojnë çmimet e produkteve bazë.

Për këtë ajo thotë se do të ketë koordinim me Inspektoratin e Tregut, Doganën e Kosovës, ATK-në, AKK-në dhe komunitetin e biznesit.

“Marzha tregtare e produkteve bazë të shumicës së operatorëve ekonomik, ka ndryshime nga 8% deri në 19.40% varësisht nga produkti;-disa operatorë ekonomik tregtojnë me marzhën tregtare nën 5% për produktet bazë.

Prandaj, bazuar në evidencë, do të propozojmë masa direkte për të minimizuar manipulimet në çmimet e produkteve bazë, në koordinim të afërt me Inspektoratin e Tregut në nivel qendror dhe komunal, Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës, Autoritetin e Konkurrencës dhe Komunitetin e Biznesit”, përfundoi ajo.

Sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë, nga korrje-shirjet rendimenti pritet të jetë brenda mesatares prej 3.400 deri 4.500 kilogram për hektar.

Bazuar në sipërfaqen e mbjellë dhe rendimentin aktual, pritet të plotësohet rreth 70 për qind e kërkesës për grurë.
Në vitin 2019 dhe 2020 është mbjellë më së paku grurë në dhjetë vjetët e fundit për shkak të pandemisë.

Rrija e subvencionimit nga Qeveria për grurin dhe kulturat e tjera, nuk ka ndikuar në rritjen e sipërfaqes së mbjellë me grurë pasi gruri veçse ka qenë i mbjellë.

Rezultatet e këtij subvencionimi pritet të japin efekt në vjeshtën e vitit 2022./

Të ngajshme

Bebe Rexha dhuron spektakël në New York

Yllka Gashi

Tërnava: Pretendim i rëndë të thuhet se BIK kontrollohet nga shërbimet serbe, të hetohet dhe verifikohet gjithçka

Yllka Gashi

Lidhi ujin ilegalisht për të ujitur bahçen, konsumatorit në Drenas përfundon në gjykatë

Yllka Gashi