Telenews

Sot mbahet Kuvendi i Odës Ekonomike të Kosovës

Sot ( e enjte, 14 korrik 2022) me fillim në ora 10:00 do të mbahet mbledhja Konstituive e Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), në të cilin do të zgjidhen edhe organet e reja drejtuese në mandatin e ardhshëm katër vjeçar.

51 delegatë të Kuvendit të Odës Ekonomike do të votojnë për organet e reja të OEK-ut.

Për Telenews.al, kanë konfirmuar se deri më tani për të qenë pjesë e garës për kryetar të OEK-ut, janë tre kandidatë.

Ruzhdi Kurtishaj, i cili deri tani ishte kryetar i Kuvendit të Odës Ekonomike, Erëza Vela e cila është një afariste e suksesshme në Kosovë dhe Lulzim Rafuna ish-drejtori i Doganës së Kosovës.

Favorit në këtë garë vlerësohet Ruzhdi Kurtishaj për shkak të angazhimit që kishte në promovimin e turizmit shqiptar në vitet e fundit.

Vela njihet si afariste në Kosovë dhe si gazetare televizive.

Në garë është edhe ish-drejtori i doganës Lulzim Rafuna. I njëjti akuzohej për shmangie tatimore ngase kishte tentuar të liroj veturën e tij nga obligimet doganore.

 

Të ngajshme

Aksident i rëndë në Skenderaj – s’dihet për të lënduar (VIDEO)

Donat Hashani

Osmani pati të drejtë kur foli për ndërhyrjen e Trumpit në konfliktin Kosovë-Serbi?

Donat Hashani

Zemaj për VV-në: Nëse nuk i ka 61 vota, është mirë të lëshojë rrugë (VIDEO)

Donat Hashani