Telenews

Përfundon seanca gjyqësore ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut

Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të cilët akuzohen se e kanë vrarë 18 vjeçaren Marigona Osmani.

Pas leximit të aktakuzës Dardan Krivaqa, tha se lidhur me fajësinë do të deklarohet në seancat e radhës.

“Nuk po them që jam i pafajshëm, veç se di. Nuk dua të deklarohem rreth fajësisë”- tha ai.

E i akuzuari tjetër Arbër Sejdiu, e ka mohuar fajësinë lidhur me rastin.

“E ndjej vetën të pafajshëm. Nuk e pranojë fajësinë”-deklaroi Sejdiu.

Gjatë leximit të aktakuzës Dardan Krivaqa, ishte nën lot.

Krivaqa, u pa brenda sallës së Gjykatës Themelore të Ferizajt se kishte veshur një jelek antiplumb.

 

Të ngajshme

Greqi: 58 raste të reja të virusit të Nilit Perëndimor dhe 24 viktima

Yllka Gashi

OKB lëshon alarmin: El Nino po merr përmasa gjigante

Yllka Gashi

“Ora e pritjes” sonte vendoset edhe përballë “Xhevë e Fehmi Lladrovcit” në Drenas

Yllka Gashi