Telenews

OEK zgjedh organet e reja, Lulzim Rafuna kryetar

Oda Ekonomike e Kosovës ka zgjedhur sot drejtuesit e rinj, ku kryetar i OEK-ut u zgjodh Lulzim Rafuna.

Kryesues i Kuvendit është zgjedhur Sami Mazreku nga Byroja e Sigurimeve.

Kuvendi i OEK-ut zgjodhi Rafunën kryetar me 27 vota, ndërsa mandati i kryetarit është katërvjeçar, raporton telegrafi.

Lulzim Rafuna më parë ishte ish-drejtor i Doganës së Kosovës, ministër në detyrë i Financave dhe këshilltar i ish-ministrit të Financave, Bedri Hamza, dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Në garë për kreun e OEK-it ishte edhe Erëza Vela e cila mori 11 vota si dhe Ruzhdi Kurtishaj 12 vota.

Kryetari i deritanishëm ishte Berat Rukiqi.

Të ngajshme

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Rrezarta Ramaj

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas

Rrezarta Ramaj

MASh, prindërve: Ruani librat, javën tjetër nisim verifikimin e përdorimit të mjeteve të subvencioneve

Rrezarta Ramaj