Erëza Vela e cila ishte kandidate për kryetare të Odës Ekonomike të Kosovës, ka regaur pasi ka humbur garën.
Ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se Rafuna është zgjedhja e gabuar, derisa për këtë Vela ka thënë se bizneset e OEK-ut votuan për parti politike e jo individin.
Mes tjerash, Vela ka shkruar se humbja për të nuk është e lehtë por e bën më të fortë.
Ish-ministri i Financave, Lulzim Rafuna është zgjedhur kryetar i ri i Odës Ekonomike të Kosovës, e cila sot i mbajti zgjedhjet.
Kandidat në këtë garë ishin Erëza Vala dhe Ruzhdi Kurtishaj.
Odën Ekonomike të Kosovës, në katër vitet e fundit e ka drejtuar Berat Rukiqi.


