Telenews

Osmani: Do të punojmë ngushtë me partnerët tanë që gjatë presidencës çeke të hiqen vizat

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka takuar ambasadorët dhe përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të akredituar në Kosovë.

Në takim me ambasadorë dhe përfaqësues të vendeve të BE-së, Osmani ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, në rajon dhe më gjerë, si dhe harmonizimin e plotë të politikës së jashtme të vendit tonë me atë të BE-së.

Presidentja ka thënë se Kosova do të vazhdojë të punojë me partnerët evropian për procesin integrues të vendit.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me partnerët tanë gjatë presidencës çeke të BE-së në mënyrë që të përmbyllet çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, ta avancojmë rrugëtimin tonë evropian, e të forcojmë më tej sundimin e ligjit dhe demokracinë.”, ka thënë Osmani.

Të ngajshme

Vendoset fotografia zyrtare e presidentes Justina Shiroka Pula, fotografi Arben Llapashtica e falënderon që ia besoi këtë detyrë

Rrezarta Ramaj

Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti i përbashkët dhe gjetjet nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme

Rrezarta Ramaj

Valdrina befason me deklaratën për Valdetin në BBVK

Rrezarta Ramaj