Telenews

Prokuroria dërgon ftesë për ish-prokuroren e EULEX-it pas konferencës së saj për shtyp

Ish-prokurorja e Eulexit, Maria Bamieh përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, ka thënë se ka marrë ftesë nga ana e Prokurorisë së Shtetit të Kosovës lidhur me deklaratat e saja gjatë një konferencë për media.

“Ju njoftoj që sot menjëherë pas konferencës për shtyp një zyrtar policor më dorëzoi një ftesë për intervistim nga prokurorja Fitore Sadikaj nën dyshimin që kam kryer veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe rrjedhjes së informacioneve sekrete”, ka shkruar Bamieh.

Ajo ka shtuar se tashmë ka pranuar ftesën dhe se është shprehur e gatshme për bashkëpunim.

Ish-prokurorja e misionit të EULEX-it në Kosovë, Maria Bamieh ka folur për përfshirjen e zyrtareve të EULEX-it në afera për të mbyllur rastin penal kundër Ilir Tolajt.

Në një konferencë për media Maria Bamieh,  tha se derisa punonte si prokurore në EULEX, kishte alarmuar për dyshime për korrupsion brenda këtij misioni ndërkombëtar.

Ajo kishte hetuar një rast në Ministrinë e Shëndetësisë. Sipas prokurores, Tolaj posedonte telefon në burgun në të cilën ndodhej.

Sipas prokurores i përfshirë në këtë rast ishte edhe ish-kryeprokurorja e EULEX-it, Jaroslava Novotna dhe ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Francesko Florit, të cilët kishin rënë në përgjim të Task Forcës kundër korrupsionit duke komunikuar dhe takuar sekserë të ndryshëm.

Të ngajshme

Vdes një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Rrezarta Ramaj

“Na shpëtuan vazot e luleve” – Shqiptari u fut i dehur me makinë në restorantin në Selanik

Rrezarta Ramaj

Naim Murseli kërkoi ulje dënimi, caktohet seanca për Apel

Rrezarta Ramaj