Gjatë ditës së sotme ishte paralajmëruar një vizitë në Prekaz nga një grup studentësh serbë.
Me të kuptuar lajmin, tifozët e Drenicës “Shqiponjat e Zeza” dhe një grup të qytetarëve të Skenderajt dolën në rrugë për të ndaluar vizitën e tyre në memorialin në Prekaz.
Në disa pamje të publikuara, shihen tifozët drenicas që me të parë një autobus në hyrje të fshatit dalin në rrugë për ta ndaluar, me dyshimin se aty ishin studentët serbë.
Por siç duket autobusi i ndaluar nga tifozët dhe qytetarët nuk ishte me qytetarë serb, pasi nga organizata thonë se ishte autobus tjetër dhe jo ai i paramenduari.

