Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën Vushtrri-Mitrovicë.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Fexhrije Pllana- zëdhënëse në Policinë e Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
“Sot rreth orës 15:44 është raportuar një aksident me dëme materiale në segmentin rrugor Vushtrri – Mitrovicë në fshatin Dobërllukë, automjeti që ka shkaktuar aksidentin ka ikur nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Pllana
Me rastin janë duke u marr hetimet e Njësisë së Trafikut Rajonal.

