Telenews

Al Trade Market hap pikën e re në Fushë Kosovë

Kompania “Al Trade” vazhdimisht tregut Kosovar i ka ofruar risi – sfera e invesitmit të “Al Trade” është bartur edhe në industrinë e marketeve.

Përmes kësaj, “Al Trade” iu shërben konsumatorëve. E për ta rritur shërbimin tashmë është hapur edhe pika e shtatë në Fushë Kosovë.

Kjo pikë ka punësuar dhjetëra qytetarë të Kosovës e rrjedhimisht përmes tyre konsumatorëve do t’iu ofrohet shërbim cilësor, si dhe shërbime me çmime optimale.

Hapja e një pike që krijon vende pune është moment feste. Për këtë në hapjen e kësaj qendre në Fushë Kosovë, kompania “Al Trade“ ka organiziar ceremoni.

Fillimisht Al Trade Market ka organizuar këndin e lojërave për fëmijë, ku fëmijët kanë shijuar muzikë, vallëzim e pije nën argëtimin e maskotave.

Pas kësaj, Al Trade Market u ka ofruar hapësirë disa brendeve vendore që t’i reklamojnë produktet e tyre në mënyrë që të kontribuohet në rritjen e blerjes së produkteve vendore.

E për fund, nën tingujt e muzikës qytetare dhe në praninë e të ftuarve, në Al Trade Market është bërë edhe prerja e shiritit, me ç’rast Sokol Gashani, pronar, u shpreh i lumtur dhe u premtoi klientëve kualitet dhe plotësim të kërkesave të tyre.

“Sigurisht, kjo edhe tregon një besueshmëri që klientët kanë për firmën tonë dhe po e them me sinqeritetin më të madh që të vetmin borxh që e ndjejë unë është që ta bëj maksimumin për klientin sepse klienti na ka besuar neve. Pjesën më të madhe të klientëve e kemi që edhe jetojnë me familje në objektet tona, e që është një nder i madh. Besueshmëria që na kanë ofruar klientët na shtynë dhe na motivon dhe s’do të ndalemi edhe me pika të radhës që të jemi sa më afër plotësimit të kërkesave dhe një jete më të rehatshme për klientët tonë”, ka shtuar Gashani. /Telenews

 

Të ngajshme

U aksidentua më 14 gusht, i riu vdes në QKUK

Rrezarta Ramaj

Vdes tragjikisht në aksident trafiku një kosovar në Finlandë

Rrezarta Ramaj

Bebe Rexha dhuron spektakël në New York

Yllka Gashi