Telenews

Kurti iu propozon veteranëve ligj të ri për verifikimin e pjesëmarrësve në luftë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ua ka dorëzuar veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës një propozim për Ligjin e ri për Verifikimin e Pjesëmarrësve në Luftë.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv Faton Klinaku, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Klinaku tha se shkresën e kanë pranuar, do ta shqyrtojnë dhe më pas do të përgjgijen me shkrim.

“Shkresën e kemi marrë dje dhe do ta shqyrtojmë e pastaj do t’i përgjigjemi me shkrim. Do të diskutojmë me organet tona sepse letra është vonuar për një muaj e gjysmë. Aty flitet për një ligj të ri, por derisa të bëhet ai duhet të rritet paga minimale dhe krahas kësaj edhe pensioni i veteranëve”, u shpreh Klinaku.

Veteranët para një muaj e gjysmë, konkretisht më 16 qershor kanë mbajtur protestë gjithëpopullore në shenjë pakënaqësie për miratimin e Ligjit për pagën minimale dhe mospërfshirjen e tyre në këtë ligj.

Një ditë më pas ata janë takuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për të gjetur një zgjidhje.

Klankosova.tv ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e qeverisë Përparim Kryeziu, por i njëjti nuk ka kthyer përgjigje

Të ngajshme

Defekt në rrjetin e ujësjellësit te Pallati i Rinisë, një pjesë e madhe e Prishtinës mbetet pa ujë

Rrezarta Ramaj

Vdes një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Rrezarta Ramaj

“Na shpëtuan vazot e luleve” – Shqiptari u fut i dehur me makinë në restorantin në Selanik

Rrezarta Ramaj