Telenews

Ranil Wickremesinghe, betohet si president i ri i Shri Lankës

Ranil Wickremesinghe është betuar si president i ri i Shri Lankës, me shpresë se ai do ta nxjerrë vendin nga vështirësitë ekonomike.

73-vjeçari bëri betimin e tij në kompleksin e parlamentit të enjten.

Wickremesinghe, ish-kryeministri nuk është se ka shumë mbështetje nga populli, por disa protestues kanë thënë se do t’i japin atij një shans.

Shri Lanka është aktualisht në trazira masive për shkak të një krize ekonomike.

Shumë qytetarë e fajësojnë administratën e Rajapaksës për keqpërdorimin e krizës dhe e shohin  Wickremesinghe si pjesë të problemit, por pati pak demonstrata në rrugë një ditë pasi Wickremesinghe fitoi votën e parlamentit.

Megjithatë, masat e sigurisë ishin të shtuara rreth ndërtesave qeveritare në kryeqytet, shkruan BBC.

Të ngajshme

Pas takimit treorësh me Putinin, Witkoff dhe Kushner udhëtojnë drejt Kievit –

KushtrimGuraj

Bie çmimi i arit –

KushtrimGuraj

Përplasje pas ndeshjes Rilindja–Arbëria, klubet japin versione të ndryshme

Yllka Gashi