Telenews

Hoti: Marrëveshja e Uashingtonit e ka paraparë studimin e fizibilitetit për hekurudhën Prishtinë-Durrës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se me Marrëveshjen e Uashingtonit ishte paraparë studimi i fizibilitetit për hekurudhën Prishtinë-Durrës.

Sipas Hotit, këta që janë duke “qeverisur” nuk e kanë përkahur këtë marrëveshje.

“Marrëveshja e Uashingtonit e ka paraparë studimin e fizibilitetit për hekurudhën Prishtinë-Durrës me mundësi financimi nga fondet amerikane. Këta që janë duke “qeverisur” tani e kanë sharë këtë pikë të marrëveshjes dhe e kanë kualifikuar si tradhti, se gjoja kjo hekurudhë i siguron qasje fqinjit verior në Portin e Durrësit”, është shprehur Hoti.

Është lajm i mirë që po realizohet ky projekt, por kjo qasje tregon se këta kanë mashtruar qytetarët për këtë projekt dhe në të gjitha qëndrimet e tyre, ka shtuar më tutje Hoti.

Sot gjatë ditës në Kuvendin e Kosovës është miratuar Projektligji për hekurudhën Durrës-Prishtinë.

Siç njofton Qeveria në faqen e tyre zyrtare qëllimi i kësaj marrëveshje është përcaktimi i procedurave dhe ndarja e kostove ndërmjet palëve për financim.

Të ngajshme

Riatdhesimi i 5 shtetasve nga Siria, SHBA-të vlerësojnë Shqipërinë

Yllka Gashi

Nis protesta e kryetarëve të komunave para Qeverisë

Yllka Gashi

Dikur lidhej me Kosovën, Moreno merr drejtimin e Koresë së Jugut

Yllka Gashi