Telenews

Lekaj i drejtohet VV-së: Kur doni me u mbushë mend

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar sot ndaj VV-së e cila i ka propozuar rezolutë qeverisë së saj, për të ndërmarrë veprime ndaj inflacionit në rritje.

Përmes një postimi në Facebook, Lekaj ka pyetur se pse është e nevojshme një rezolutë e tillë kur kjo parti udhëheq me vendin.

“Edhe kjo ndodhi sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pra mazhoranca i propozon Qeverisë rezolutë për të ndërmarrë veprime karshi rritjes së inflacionit. Pse është e nevojshme rezoluta e VV-së, kur i ka nën menagjim të gjithë mekanimzmat institucional. Në orvajtje për të shpëtuar lëkurën e saj, Qeveria përdorë deputetët për të ndërtuar një ombrellë populliste. Kur doni me u mbush mend e mos me bë hajgare me këtë vend?”, ka shkruar Lekaj.

Të ngajshme

Riatdhesimi i 5 shtetasve nga Siria, SHBA-të vlerësojnë Shqipërinë

Yllka Gashi

Nis protesta e kryetarëve të komunave para Qeverisë

Yllka Gashi

Dikur lidhej me Kosovën, Moreno merr drejtimin e Koresë së Jugut

Yllka Gashi