Telenews

Nëna e Marigonës kërcënohet nga facebooku i “Dardan Krivaqës”, tani me vajzën tjetër

Familjen e Marigona Osmanit nuk po e lënë rehat as pas vrasjes së saj.

Nëna e të ndjerës një ditë më parë u kanos në rrjete sociale nga dikush që u paraqit si vrasësi i të bijës, Dardan Krivaqa.

I njëjti, sipas burimeve të Klanit, 43 vjeçaren tani e kërcënoi me vajzën tjetër, motrën e Marigonës.

Pos nënës, i njëjti profil tentoi të kontaktojë edhe me vetë motrat Osmani, derisa të njëjtat e bllokuan në rrjete sociale të dyshuarin. Klani ishte edhe tek familja Osmani por të njëjtit përvec që e konfirmuan rastin e ndodhur nuk deshën të flasin me arsyetimin se po frikësohen se kërcënimet e tilla mund të shtohen.

Të ngajshme

PISA 2025, Shqipëria në krye të rajonit, Rama: Dëftesë e jashtëzakonshme

Rrezarta Ramaj

Shpërthim në një pikë karburanti në Tiranë, tre të lënduar

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 9 shtator

Rrezarta Ramaj