Telenews

Kina ekzekuton burrin që i vuri flakën gruas së tij në transmetim direkt

Një kinez është ekzekutuar pasi u dënua për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij duke i vënë flakën teksa ajo kishte hyrë live në Douyin – një platformë popullore video e shkurtër e ngjashme me TikTok.

Tang Lu i vuri zjarrin gruas 30-vjeçare, e njohur në internet si Lamu. Ajo vdiq nga plagët e marra disa javë më vonë.

Gjykata e Popullit e Prefekturës Autonome Ngaëa Tibetan dhe Qiang tha se Tang u ekzekutua në provincën jugperëndimore të Sichuan, pasi çështja tërhoqi reagime të ashpra nga i gjithë populli.

Gruaja ishte etnikisht tibetiane dhe shpesh vishte veshje tradicionale tibetiane në video, shkruan Independent, transmeton Klankosova.tv.

Motra e Lamu ka thënë se motra e saj vuajti abuzim në familje nga duart e Tang për vite me radhë, dhe vendosi të divorcohej nga ai.

Rasti tërhoqi reagime dhe zemërim të gjerë në të gjithë vendin për gjendjen e vështirë me të cilën përballen gratë në martesat abuzive.

Policia e arrestoi burrin disa ditë pasi u përhap lajmi për sulmin. Tang kishte apeluar dënimin e tij me vdekje, por e humbi në janar.

Të ngajshme

Vdes 27 vjeçari gjatë punimeve në stacionin e ri policor në Zubin Potok

Yllka Gashi

Manaj: Bekim Sejdiu figura e duhur për president, i bindur se të gjithë deputetët e LDK-së do të marrin pjesë në votim

Yllka Gashi

“Shitja” e patentë-shoferëve në Mitrovicë? Kërkohet paraburgim ndaj tre personave për ryshfet

Yllka Gashi