Telenews

Presidentja e vonon dekretimin e tij për kryeprokuror, Isufaj shihet pak i tensionuar në shoqëri të Lumezit (FOTO)

Sot janë bërë 3 javë prej se Gjykata Kushtetuese, me vendimin që nxori, nuk e gjeti veten kompetente për të vendosur lidhur me ligjshmërinë e procesit të zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, pas ankesave që këtij institucioni i ishin dorëzuar nga dy kandidatët për Kryeprokur Shqipdon Fazliu e Armend Hamiti.

Megjithëkëtë, fituesi i kësaj gare në KPK, Blerim Isufaj, nuk është emëruar ende si Kryeprokuror i Shtetit nga ana e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Derisa kjo të ndodhë, gjithnjë nëse Osmani vendosë ta dekretojë Isufajn, ky mban pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Procesi i dekretimit të tij, mund të ketë qenë edhe temë mes Isufajt, dhe ‘paraardhësit’ të tij në këtë post, Aleksandër Lumezi, me të cilin është shoqëruar edhe sot gjatë ditës. Madje, në fotografitë që ka siguruar Klankosova.tv, duket paksa i tensionuar.

Bashkë me ta, shihet edhe Jetish Maloku, kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, organi i cili e vlerësoi Isufajn me më së shumti pikë në garën për Kryeprokuror.

 

Të ngajshme

Besnik Osmani viziton Karvanin Shëndetësor në Harilaq

Valjeta Turkaj

Ukrainasi në Bali dënohet me burgim të përjetshëm për laborator droge

Valjeta Turkaj

Hekuran Murati: Besojmë në pafajësinë e ish-luftëtarëve të UÇK-së

Valjeta Turkaj