Telenews

SHBA i bën thirrje Kinës që të dënojë Mianmarin

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kinës që të rrisë presionin ndaj Mianmarit, pas ekzekutimit të katër aktivistëve për demokraci nga junta ushtarake.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, ka thënë se Kina mund të ketë ndikim në Mianmar më shumë sesa çdo vend tjetër, raporton BBC.

“Ne po u bëjmë thirrje shteteve në gjithë botën që të veprojnë kështu. Ne po ashtu do të bëjmë më shumë”, ka thënë ai.

Por zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian, ka thënë se Kina nuk përzihet në çështjet e brendshme të shteteve tjera.

I pyetur për ekzekutimet, Zhao Lijian ka thënë se Mianmari duhet të përdorë ligjet dhe kushtetutën për të zgjidhur dallimet.

Dy aktivistët, Kyaw Min Yu dhe Phyo Zeya Thaw, janë arrestuar pas puçit ushtarak të vitit të kaluar, nën akuzat për kryerje të “akteve terroriste”.

Ata janë dënuar me vdekje në një gjykim me dyer të mbyllura.

Të ngajshme

ShBA sanksione për korrupsion bashkëpunëtorit më të afërt të Kryeministrit hungarez Orban

Donat Hashani

Trudeau i reagon Trumpit për Kanadanë: As edhe një mundësi e vogël të bëhet pjesë e Amerikës

Donat Hashani

VIDEO/ Joe Biden nderon me Medalje të Lirisë George Soros, dekoratën e tërheq i biri, Alex Soros

KushtrimGuraj