Telenews

Kurtin përkujton Zymberin: Është dëshmor i sovranitetit dhe ligjshmërisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka përkujtuar policin Enver Zymberi, i cili ra heroikisht para 11 vjetësh gjatë aksionit për marrjen në kontroll të pikave kufitare 1 dhe 31 që gjenden në veri.

Kurti tha se Zymberi është dëshmor i sovranitetit dhe ligjshmërisë së Republikës së Kosovës.

Ai theksoi se pati propozuar që 26 korriku të jetë Dita e Policëve të rënë në krye të detyrës.

“Enver Zymberi është dëshmor i sovranitetit dhe ligjshmërisë së Republikës së Kosovës, për çka shteti ynë asnjëherë nuk do ta harrojë, sepse Republika e Kosovës asnjëherë nuk do të heq dorë nga sovraniteti i saj dhe as nga shteti ligjor dhe i së drejtës” – tha Kurti.

Të ngajshme

“Kosova po pret”, Endrit Thaçi bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri

Yllka Gashi

Villa Bellevue destinacioni ideal për pushim, relaks dhe momente të paharrueshme

Rrezarta Ramaj

Kuvendi njofton, nesër vazhdon seanca konstituive

Yllka Gashi