Telenews

Aktiviteti për nderë të Policëve të rënë në detyrë, shkakton kaos në rrugët e kryeqytetit

Për nderë të Ditës së policëve të rënë në krye të detyrës, Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën “Luan Haradinaj” në kryeqytet.

Kjo rrugë ka qenë e bllokuar nga objekti i Kryeprokurorit të Shtetit deri te objekti i KQZ-së, ndërsa para objektit të Policisë është paraparë një aktivitet në nderim të policëve të rënë në detyrë.

Automjeteve iu pamundësua qarkullimi i lirë, të cilëve iu shkaktua nervozizëm. Disa qytetarë prapa kamerës i thanë EO-s se bllokimi i kësaj rruge ka qenë i panevojshëm.

Qeveria e Kosovës ka vendosur që 26 korriku të shënohet si Dita e policëve të rënë në krye të detyrës, në nderim të rënies së Enver Zymberit në veri të Kosovës, më 26 korrik të vitit 2011.

Të ngajshme

32-vjeçari nga Kosova arrestohet në Gjermani, paguan 639 euro dhe shmang burgun

Yllka Gashi

Urgjencë e madhe, Rutte: Mbështetja për Ukrainën duhet të vazhdojë

Yllka Gashi

Mulhaxha-Kollçaku: S’mund të thuash “lëre këtë, merre atë” kur flasim për funksionalizimin e shtetit

Yllka Gashi