Telenews

Shkarkohet Valbon Krasniqi, në vend të tij emërohet Pranvera Zejnullahu-Rraci

Në mbledhjen e së mërkurës Bordi i Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës ka shkarkuar drejtorin e Përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqin.

Merret vesh se në vend të Krasniqit është emëruar ushtruese e detyrës, gjinekologja e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, Pranvera Zejnullahu-Rraci.

Sipas burimeve ky vendim vjen pasi që bordi ka shqyrtuar gjetjet e raportit të auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit, institucion ky që ka evidentuar 14 gjetje të reja ku disa nga këto për të cilat ka vlerësuar se ka elemente të mashtrimit dhe korrupsionit i ka dërguar në Prokurorinë e Shtetit.

Pos këtyre, nuk dihet se a ka qenë arsye shtesë edhe rasti i vërshimeve në Kliniken e Onkologjisë, ngase ministri i shëndetësisë Rifat Latifi pati deklaruar, se lidhur me këtë nga drejtoria e SHSKUK-së ishte njoftuar gjashtë ditë me vonë.

Të ngajshme

Studimi i ri ngre pikëpyetje për paracetamolin gjatë shtatzënisë –

KushtrimGuraj

IVF-ja në QKUK po jep rezultate, 37-vjeçarja mbetet shtatzënë me binjakë

Yllka Gashi

Përgatitja mendore para operacionit mund të ndikojë në rikuperim, tregon studimi i ri

Yllka Gashi