Telenews

IVF-ja në QKUK po jep rezultate, 37-vjeçarja mbetet shtatzënë me binjakë

Vazhdon të rritet numri i rasteve të suksesshme të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor (IVF) në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës ( QKUK). Sot është konfirmuar rasti i pestë i shtatzënisë pas procedurës IVF, ndërsa bëhet fjalë për një shtatzëni me binjakë.

Pacientja, 37-vjeçare, kishte përballuar shtatë vite infertilitet dhe për herë të parë ka arritur të mbetet shtatzënë, përmes procedurave të fertilizimit të asistuar të kryera në Klinikën e Gjinekologjisë të QKUK-së.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj tha për Indeksonline se rezultatet po dëshmojnë se puna në programin e IVF-së në QKUK po ecën me sukses.

 “Puna  po shkon mirë sa i përket procedurës së IVF në Klinikën e Gjinekologjisë. Kjo  është një shpresë shumë e madhe për çiftet me probleme të infertilitetit,për trajtim pa kosto”, tha Ndrejaj.

 Ndryshe, ky është rasti i pestë i shtatzënisë së konfirmuar pas procedurave IVF në QKUK, duke shtuar shpresën për shumë çifte që përballen me probleme të infertilitetit dhe që tashmë kanë mundësi të trajtohen pa kosto në institucionin publik shëndetësor.

Të ngajshme

Lladrovci nga Marshi për Liri: Ju presim të pafajshëm çlirimtarë!

Yllka Gashi

Aksident me fatalitet në Junik, humb jetën drejtuesi i katërrotëshit

Yllka Gashi

Aksident mes dy kamionëve në magjistralen Kaçanik–Hani i Elezit, lëndohen dy persona

Yllka Gashi