Telenews

Megjithatë nuk shkarkohet Krasniqi, Bordi del me njoftim: Shqyrtimi i raportit do të vazhdojë

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar nuk e ka shkarkuar sot drejtorin e përgjithshëm Valbon Krasniqi.

Bordi Drejtues ka dal me një njoftim ku ka deklaruar se shqyrtimi i raportit të auditimit nuk ka përfunduar ende, dhe i njëjti do të vazhdojë në mbledhjen e ardhshme.

“Në mbledhjen e datës 27 korrik 2022, Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka shqyrtuar raportin final të Zyrës Kombëtare të Auditimit për SHSKUK, si dhe pika të tjera të përcaktuara më parë me rendin e ditës. Shqyrtimi përmbajtjes së raportit të auditimit do të vazhdojë në mbledhjen e radhës të Bordi Drejtues”, thuhet në njoftim.

Sipas burimeve, në këtë mbledhje Bordi ka pasur të planifikuar shqyrtimin e raportit në tërësi si dhe marrjen e vendimit për shkarkimin e Krasniqit pasi raporti i Auditorit Kombëtar është cilësuar si i kualifikuar për SHSKUK-në për shkak të gjetjes së disa parregullësive në shpenzimet e buxhetit dhe menaxhimin e kontratave.

Të ngajshme

Studimi i ri ngre pikëpyetje për paracetamolin gjatë shtatzënisë –

KushtrimGuraj

IVF-ja në QKUK po jep rezultate, 37-vjeçarja mbetet shtatzënë me binjakë

Yllka Gashi

Përgatitja mendore para operacionit mund të ndikojë në rikuperim, tregon studimi i ri

Yllka Gashi