Telenews

Aeroplani nga Zvicra u godit nga rrufeja? aeroporti “Adem Jashari”: Nuk u realizua kthimi

Sot në disa media u dha lajmi se aeroplani i kompanisë “GP Avitation” është goditur nga një rrufe në Aeroportin “Adem Jashari”.

Gazeta Express ka kontaktuar me zëdhënësen e aeroportit Valentina Gara, e cila konfirmon se për shkaqe teknike nuk është realizuar kthimi i aeroplanit.

“Fluturimi që ka arritur dje në Prishtinë me kompaninë GP aviation për shkaqe teknike nuk është realizuar në kthim. Për detaje shtesë ju lusim të kontaktoni kompaninë ajrore”, tha Gara për Express.

Mësohet se pas aterimit në Kosovë, ky aeroplan destinacion kishte një fluturim në Gjermani

Të ngajshme

“Turp historik”, Muharremi kritikon mungesën e krerëve të institucioneve në Marshin për Liri

Yllka Gashi

Vendlindja e Veselit: Flamuj mirëseardhjeje për kthimin e Lulit

Yllka Gashi

Pse burrat jetojnë më pak se gratë?

Yllka Gashi