Telenews

Këshilltari i Presidentes: Nën urdhrat direkte të Vuçiqit u vendosën barikadat në pjesën veriore

Pas tensionimit të situatës në veri, ka dalë një reagim nga Zyra e Presidentes Vjosa Osmani, e cila vetë nuk është deklaruar akoma.

Shefi i Stafit të Presidentes thotë se barrikadimi i rrugëve në veri po bëhet me urdhër direkt të Presidentit serb, Aleksandër Vuciq.

Me urdhër direkt të Vuciqit, strukturale ilegale të Serbisë në Kosovë kanë vendosur barrikada në disa rrugë në veri. Kjo është përpjekje flagrante për minuar sundimin e ligjit në Kosovë”, thuhet në shkrimin Veles, transmeton Gazeta Express.

“Vuciq bart përgjegjësinë e plotë në rast të ndonjë eskalimi të situatës në terren. Ai do të dështojë”, thuhet tutje në postimin e tij në Tëitter.

Pak më herët, Kryeministri Albin Kurti ka dalë me një video ku bën përgjegjës për trazira presidentin serb dhe vartësi i tij, Petar Petkoviq, i cili drejton një zyrë të ashtuquajtur “për Kosovën” në Serbi.

Të ngajshme

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Rrezarta Ramaj

Ligji për Specialen, Presidentja përdori këtë arsyetim për kthimin e tij në Kuvend

Rrezarta Ramaj

Ministria e Arsimit hap thirrjet për pesë skema të bursave studentore

Rrezarta Ramaj