Telenews

Grenell kërkon kthimin e Thaçit: Shqiptarët e dinë se Kurti është problemi

Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar lidhur me tensionet në veri të Kosovës, duke ia lënë fajin për këtë kryeministrit Albin Kurti. Ai ka kërkuar edhe kthimin e Hashim Thaçit në pushtet.

Grenell përmes disa reagimeve të bëra në rrjetin social Twitter, ka folur për vendimin e Kurtit që të ketë reciprocitet në lidhje me dokumentet serbe.

Grenell konsideron se Kurti po e përdor këtë që t’i rritë votat e tij.

Ai po ashtu ka bërë thirrje për lirimin e Hashim Thaçit, duke shtuar se Kurti është problemi.

“Një tjetër katastrofë e Blinken. Edhe shqiptarët e dijnë se Kurti është problemi. Kthejeni Thaçin”, ka thënë ai.

Të ngajshme

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Yllka Gashi

Zabi pjesë e formacionit më të mirë të javës në Ukrainë

Yllka Gashi

Tragjedi familjare në Klinë: Motra humb jetën, nëna mbetet e plagosur rëndë

Yllka Gashi