Telenews

Lajçak lajmërohet në fund, thotë se 30 ditëshi që e kërkoi Hovenier ishte ide e Borellit

I dërguari special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka thënë se ideja për shtyrjen e vendimit të reciprocitetit ishte e Josep Borrelli, shef i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Mirëpresim vendimin e Kosovës për ta pranuar propozimin e osep Borrelit për shtyrje për 1 mua të vendimit për reciprocitetit. BE pret që të gjitha pengesat të hiqen menjëherë. HRVP Borrell ftoi Kosovën dhe Serbinë që të angazhohen në dialog në rrugën përpara. Mirënjohës ndaj USAmbKosovo për mbështetje të fortë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Ambasadori amerikan Hovenier pas takimit me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin kishte propozuar që vendimi për reciprociteitn të shtyhet për një muaj.

Qeveria e Kosovës e kishte pranuar atë kërkesë për ta shtyrë vendimin e reciprocitetit.

Të ngajshme

Horoskopi për të mërkurën, 10 Qershor 2026

Rrezarta Ramaj

Kurti për gazin amerikan: S’kemi nevojë ta sjellim në Kosovë, e dërgojmë në Vlorë dhe e marrim nga atje

Rrezarta Ramaj

KQZ fillon vlerësimin e zarfeve me vota të diasporës e 9 komuna përfundojnë numërimin e votave të kandidatëve

Rrezarta Ramaj