Telenews

Grenell: Biden nuk është informuar ende për Kosovën dhe Serbinë

Ish-emisari special amerikan, Richard Grenell, ka thënë se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, nuk është fare i njoftuar mbi zhvillimet mes Kosovës dhe Serbisë.

Grenell këtë reagim e bëri ndërsa i referohet një burimi të tij, zyrtar brenda Këshillit për Siguri Nacionale të Shtëpisë së Bardhë, përcjell Klankosova.tv.

”Një zyrtar i karrierës së NSC sapo më tha që Joe Biden nuk është informuar ende për Kosovë-Serbi dhe @JakeSullivan46 nuk ka kohë për t’u angazhuar plotësisht në të – kështu që ai po e lë atë në dorë të stafit të nivelit më të ulët për ta trajtuar”, shprehet Grenell.

”Është një tjetër gabim në gjykimin e tyre”, ka thënë ai tutje.

Të ngajshme

Dhunë fizike ndaj një gruaje në Viti, arrestohen bashkëshorti dhe vëllai i saj

Rrezarta Ramaj

KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona

Rrezarta Ramaj

Alaudin Hamiti zbulon pamje para nisjes së Bigut: “Emocione të reja na presin në një studio krejtësisht të re”

Rrezarta Ramaj