Telenews

Ukraina do të nisë tërheqjen e paqeruajtësve nga Kosova

Ukraina do të nisë tërheqjen e trupave paqeruajtëse nga misioni i NATO-s në Kosovë. Këtë e konfirmoi për Gazetën Express një zyrtar i KFOR-it.

Ukraina aktualisht ka rreth 40 paqeruajtës në Kosovë, si pjesë e misionit të KFOR-it. Presidenti i Ukrainë, Volodymyr Zelensky, në mars pati nënshkruar urdhrin që të gjitha misionet të kthehen në shtëpi për të ndihmuar në luftën kundër Rusisë.

“Mund ta konfirmojmë këtë njoftim. Kjo është në përputhje me dekretin e Presidentit Zelensky të lëshuar në mars, pas pushtimit rus të Ukrainës. Falenderojmë trupat ukrainase për kontributin e tyre të rëndësishëm në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO gjatë shumë viteve

Ukraina ka qenë një kontribues i vlefshëm në misionin tonë paqeruajtës që nga themelimi i KFOR-t në vitin 1999. Ne mirëpresim kontributet e kahershme të vendit në përpjekjet tona të përditshme në mbështetje të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe në konsolidimin e stabilitetit në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha zyrtari i KFOR-it.

Megjithatë, se a ndikon kjo në misionin e KFOR-it, ky zyrtar i ka thënë Gazetës Express se misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO mbetet i përgatitur për të përmbushur rolin e tij dhe për të kryer mandatin e tij të OKB-së.

Të ngajshme

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Rrezarta Ramaj

Ligji për Specialen, Presidentja përdori këtë arsyetim për kthimin e tij në Kuvend

Rrezarta Ramaj

Ministria e Arsimit hap thirrjet për pesë skema të bursave studentore

Rrezarta Ramaj