Telenews

Mbrojtja tajvaneze: 27 avionë kinezë janë futur në hapësirën tonë ajrore

27 avionë kinezë raportohet se janë futur në hapësirën ajrore të Tajvanit.

Kështu ka bërë të ditur ministria e Mbrojtjes e Taipeit, ku tha se 27 avionë kinezë kanë kaluar vijën e ngushticës së Tajvanit, ku 16 avionë i përkasin tipit Su-30.

Në rritjen e fundit të tensioneve, Tajvani tha se dërgoi avionë dhe vendosi sisteme raketore për të “monitoruar” aktivitetet, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Ministria e Mbrojtjes tha se stërvitjet ushtarake të Kinës kishin pushtuar territorin e Tajvanit duke bllokuar hapësirën e saj detare dhe ajrore.

Kujtojmë se tensionet mes Tajvanit e Kinës u rriten pasi Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, pavarësisht paralajmërimeve kineze, e vizitoi ishullin e vetqeverisur, për të cilin Kina thotë se është provincë e shkëputur nga ajo.

 

Të ngajshme

Kriza e parë e çiftit Brikena-Mateo? Ky mesazh në rrjetet sociale po trazon rrjetin

Blearta

Lirohen Amir Lushtaku dhe Bekim Nura, të arrestuar për sulmin ndaj Hysni Mehanit

Blearta

Arian Tahiri: Drenica është vend i krenarisë, organet e shtetit s`duhet të bien pre e agjendave destruktive politike

Blearta