Telenews

​Çiklizëm, Kosova me dy garues në Lojërat Evropiane

Në Lojërat Evropiane në çiklizëm që mbahen në Mynih të Gjermanisë, Kosova do të përfaqësohet me dy çiklistët Alban Delija dhe Blerton Nuha.

Më 14 e 17 gusht, të dy garuesit do t’i kenë garat në ITT dhe në Road Race.

Të dy garuesit pritet të tregojnë paraqitje të mira, marrë parasysh përvojën e tyre të mëhershme në garat e niveleve të larta, të dyshes Delija e Nuha.

Federata e Çiklizmit e Kosovës thotë se do të ofrojë të gjithë mbështetjen e nevojshme për garuesit që po e bëjnë më të mirën për përfaqësimin e shtetit tonë në garat ndërkombëtare./Kp

Të ngajshme

Luis Suarez s’e tradhton Messin, afër marrëveshja e re me Inter Miamin

KushtrimGuraj

Britania do të transferojë 2.8 miliardë euro nga shitja e Chelseat në fondin për Ukrainën

KushtrimGuraj

Shkëmbim spektakolar: Gabriel Jesus në janar te gjiganti italian

KushtrimGuraj