Telenews

Abazoviq nuk i kishte treguar as zëvendësit të tij për marrëveshjen me Kishën Serbe

Rashko Konjeviq, zëvendëskryeministri i Malit të Zi nuk ka qenë i informuar nga shefi i tij, Dritan Abazoviq për nënshkrimin e marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe.

“Mënyra se si ai zgjodhi për të nënshkruar një dokument të tillë flet qartë për cilësinë dhe përmbajtjen e dokumentit”, tha Konjeviq, raporton Vijesti, transmeton Express.

Ashtu edhe ministri i Jashtëm i Mali të Zi, Ranko Krivokapiq  ka shprehur kritika për mënyrën sesi është nënshkruar marrëveshja.

Për shkak të kësaj marrëveshjeje, Abazoviq rrezikon të shkarkohet nga posti i kryeministrit.

Të ngajshme

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Rrezarta Ramaj

Ligji për Specialen, Presidentja përdori këtë arsyetim për kthimin e tij në Kuvend

Rrezarta Ramaj

Ministria e Arsimit hap thirrjet për pesë skema të bursave studentore

Rrezarta Ramaj