Telenews

Vllasi flet për tensionet në veri: Rusia ka nevojë ta zhvendosë vëmendjen nga lufta në Ukrainë

Ish-politikani Azem Vllasi, ka folur rreth tensioneve të krijuara të dielën në veriun e Kosovës pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë për targat dhe dokumentet e identifikimit.

Vllasi tha se kjo situatë i konvenon më së shumti Rusisë që po dëshiron ta zhvendos vëmendjen nga lufta në Ukrainë.

“Serbia e ka në strategjinë e vet i ka dy gjëra kryesore. Kurdo që ka nevojë për interesat të brendshme ose e shtyjnë Rusia, për interesa të veta siç është tash rasti i agresionit rus në Ukrainë dhe Rusia tani ka interes që ka zhvendos pak vëmendjen nga atje në regjionin tonë, të aktivizohet dhe të shkaktojë probleme me Kosovën”, tha Vllasi.

Pas këtij vendimi serbët kishin vendosur barrikada duke pamundësuar qarkullimin për në pikat kufitare në Zubin Potok dhe Leposaviq.

Por, për ta qetësuar situatën atje u dashtë intervenimi i ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeff Hovenier, i cili kërkoi pezullimin e reciprocitetit për 30 ditë.

Të ngajshme

PDK-ja e dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit dhe Qeverinë “Kurti 4”

Yllka Gashi

Reuters: Parlamenti rizgjedh Albin Kurti kryeministër, kriza politike vazhdon

Yllka Gashi

Kosova “blindohet” në prag të vendimit të Hagës, mësohet plani i Policisë për 16 shtatorin

Yllka Gashi