Telenews

Presidenti italian viziton Tiranën në shtator

Presidenca italiane ka informuar se kreu i shtetit Sergio Mattarella do të kryejë një vizitë dy ditore punë në Shqipëri.

Më datë 7 e 8 shtator, Presidenti italian do të ndodhet në Tiranë e do të takohet me homologun e tij të sapo zgjedhur Bajram Begaj.

Presidenti Mattarella pritet të takohet dhe me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, me anëtarë qeverie e me përfaqësues të Parlamentit Shqiptar.

Vizita zyrtare e numrit 1 të shtetit italian vjen vetëm dy javë para zgjedhjeve të parakohshme të 25 shtatorit në Itali.

Pas vizitës në Tiranë, Presidenti italian do të udhëtojë drejt Shkupit në Maqedoninë e Veriut.

Të ngajshme

PDK-ja e dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit dhe Qeverinë “Kurti 4”

Yllka Gashi

Reuters: Parlamenti rizgjedh Albin Kurti kryeministër, kriza politike vazhdon

Yllka Gashi

Kosova “blindohet” në prag të vendimit të Hagës, mësohet plani i Policisë për 16 shtatorin

Yllka Gashi