Telenews

Lewandowski prezantohet para mijëra tifozëve në “Camp Nou” (VIDEO)

Robert Lewandowski është prezantuar sot para tifozëve të Barcelonës në “Camp Nou”.

Sulmuesi polak ishte paraqitur me katalunasit në ndeshjet para-sezonale, por kjo nuk e zbuti entuziazmin pasi mijëra tifozë u mblodhën për ta parë atë në ceremoninë zyrtare të prezantimit.

Ndoshta detaji më interesant është se ai doli në fushë i veshur me fanellën me numrin “9”.

Lewandowski e barti veshur fanellën me numrin “12” gjatë ndeshjeve parasezonale, pasi Memphis Depay mbante numrin “9”.

Megjithatë, duket se çështja rreth këtij numri është zgjidhur dhe holandezi ka hequr dorë.

33-vjeçari u shoqërua në fushë nga presidenti Joan Laporta, i cili bëri gjithçka për të falënderuar drejtorin sportiv Mateu Alemany dhe vetë lojtarin, por edhe agjentin e Lewandowskit, Pini Zahavi, për ndihmën e tij në arritjen e një marrëveshjeje.

“Mirëmëngjes Culers.  Jam shumë i lumtur që jam këtu, faleminderit!”, ishin fjalët e para të Lewandowskit para tifozëve.

Kujtojmë se Robert Lewandowski ishte zyrtarizuar te Barcelona më 19 korrik.

Të ngajshme

Jashari e Milani të frustruar me sjelljet e Club Brugget

KushtrimGuraj

Yll Hoxha largohet nga Suhareka

KushtrimGuraj

Bayerni dërgon ofertë zyrtare për Luis Diaz

KushtrimGuraj