Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor Janusz Bugajski ka komentuar arrestimin dhe shpalljen non-grata nga Kosova të spiunes ruse Daria Aslamova.
Ai në një postim në Twitter ka shkruar se ndryshe nga Kosova, Serbia është në vijën e parë për imperializmin rus.
“Kosova në vijën e parë kundër imperializmit rus, Serbia në vijën e parë për imperializmin rus”, ka shkruar Bugajski.
Ndryshe, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka shpallur person të padëshirueshëm Daria Asmalovan, duke ia ndaluar hyrjen për pesë vjet në territorin e Kosovës.

